Ka nisur rreth orës 17:20 takimi mes kongresmenëve amerikanë dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.
Një delegacion kongresmenësh amerikanë, kryesuar nga kryetari i komisionit të çështjeve ligjore, Bob Goodlatte kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës.