Shkëlzen berisha ironizon Ramën për vendet e punës: Bëhuni gati të punoni me 3 turne

0
213

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste për premtimin e 220 mijë vendeve të reja të punës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shkëlzen Berisha thotë se bashke me 300 mijë vendet e premtuara në 2013, bëhen 520 vende të reja pune.

 

 

“Rama premton 520 mijë vende të reja pune – Bëhuni gati të punoni me 3 turne”’, shkruan djali i ish-kryeministrit.

Me këtë postim, ai ironizon kryeministrin Rama duke lënë të kuptohet se ai nuk ka mbajtur premtimin e 300 mijë vendeve të punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here