Arrestohet shqiptari dhe një italiane, u kapën me 80 mijë euro drogë

0
148

Nëse shitej me pakicë do të sillte 80 mijë euro, ose ndoshta edhe më shumë. Por, ngarkesa u bllokua dhe çifti i trafikantëve, një 38-vjeçar shqiptar dhe një grua nga Breshia, 50 vjeçe, janë vënë në pranga.

Ata janë pikasur në dalje të autostradës në Breshia të Italisë, teksa lëviznin me një makinë tip “Fiat Bravo” dhe janë ndjekur për pak kohë nga efektivët e policisë.

Kur janë ndaluar, gjatë kontrollit në “Fiat Bravo” është gjetur dhe sasia prej 800 gr kokainë, e ndarë në disa paketime dhe e mbështjellë me celofan.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, raportojnë sot mediat lokale. Identiteti i shqiptarit dhe as i gruas italiane nuk bëhen me dije, por raportohet se ata janë më precedentë të mëparshëm për trafik droge.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here