Ditën e sotme është shënuar një incident me në prej linjave të transportit urban “Kamëz-Qendër Tiranë”, ku një urban ka marrë flakë teksa ushte në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Bathore dhe menjëherë shoferi ka ndalur për të zbritur udhëtarët, ndërkohë pas disa momentesh në vendngjarje ka mburritur edhe zjarrëfiksja.
“Isha në urbanin e Kamzës tani dhe ai mori flakë, e dalluam që diçka nuk shkonte, sepse po vinte erë e rëndë, por vetëm kur doli flaka nga jashtë shoferi e ndaloi.
Fatmirësisht zbritëm në kohë dhe nuk pati të lënduar, por u tmerruam sepse i gjithë urbani u dend në tym dhe mezi dolëm jashtë, sepse të gjithë ishin të frikësuar deri në palcë”, përfunoi qytetari mesazhin dërguar për JOQ.