Rama bën për vete profesorin e PS, i fut djalin në listën fituese të Tiranës

0
186

Ndryshe nga sa pritej, drejtuesi politik i Tiranës, Sajmir Tahiri e ka vendosur veten në vendin e gjashtë në listë, ndërsa e para është Elona Gjebrea, zv.ministre e Brendshme.

Por Panorama ka zbuluar se në listën e Tiranës është edhe një emër mjaft interesant.

I 18-ti në listë (në kushtet kur PD nuk futet në zgjedhje, ky pozicion është fitues pa asnjë diskutim), është Arben Pëllumbi, djali i profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi.

Servet Pëllumbi i tërhequr prej kohësh nga skena politike, ka thënë së fundmi se PS-ja i fiton zgjedhjet edhe pa LSI-në në koalicion.

arben pellumbi

I pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me deklaratat kontradiktore të PS-së dhe LSI-së pak kohë më parë Pëllumbi e cilësonte situatën komplekse dhe të shumë tensionuar.

“Situata politike është komplekse dhe e tensionuar. Gjithsesi, mund të dallohen disa ‘piketa’. Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-¬në? PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, deklaroi Pëllumbi.

Ai jepte në atë kohë edhe një këshillë për socialistët. Sipas tij, largimi i LSI-së nga koalicioni nuk e dëmton aspak PS-në për një fitore të ardhshme elektorale, përkundrazi.

“Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”, shkruan Pëllumbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here