“Mjerë shqiptaria që e përfaqësojnë ata që nuk i brenë ndërgjegjja”

0
192

Ngal: Kim Mehmeti

“BDI-ja e djeshme, që me besnikëri i shërbeu VMRO-DPMNE’së, i përçau dhe i armiqësoi shqiptarët e Maqedonisë deri në ato përmasa, sa nga grindja mes veti, ata nuk ia dilnin të shihnin se si përfaqësuesit e kësaj partie, ishin vënë në shërbim të kriminelëve antishqiptarë të partisë qeverisëse maqedonase! BDI’ja e sotme, duke përdorur tani një tjetër parti aleate maqedonase, si shpërlarëse të pisllëqeve të saja nga e kaluara – LSDM’në – siç duket, është e gatshme të shkelë edhe mbi kufomat tona, vetëm që ajo të mbetet në pushtet! Andaj keni kujdes, sepse gjithmonë do del ndonjë parti maqedonase, që do i mbrojë kriminelët e BDI’së nga ne! Pra keni kujdes, ngaqë gjithmonë do del ndonjë parti maqedonase që do i bëjë burrështetas edhe drejtuesit e BDI’së, po jo për ta drejtuar shtetin, por që të ketë kush të na luftojë neve që themi se, mjerë shqiptaria që e përfaqësojnë ata që nuk i brenë ndërgjegjja edhe pse u ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, rasti i Kumanovës, likuidimi i Harun Aliut me shokët, projekti ‘Shkupi 2014’…!” 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here