Meta President, uron kryeministri i Kosovës: Impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri

0
150

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Metën, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri kosovar Mustafa i ka uruar Metës suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë, raportojnë mediat në Kosovë.

Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të Ilir Metës, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here