Haradinaj nga sheshi i Prishtinës: Kosova nuk i fal tokë askujt

0
174

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me të mbërritur në Kosovë është drejtuar për në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ndërsa ka mbajtur fjalën para mijëra përkrahësve të tij.

Haradinaj ka folur për Demarkacionin, ku theksoi se nuk duhet kaluar. Sipas tij, jemi populli më i vjetër jo vetëm në Ballkan, por edhe në Botë. Ai tha se shqiptarët nuk i kanë shkaktuar kurrë dhimbje fqinjëve.

Ne nuk duam t’a kthejmë kohën 1000 vjet mbrapa, por ne kurrë nuk do t’u japim tokë. A e dini sa tokë na ka marrë Mali i Zi e Serbia, por më nuk u japim tokë. Nuk jemi kundër miqve, por duhet me ua tregu vendin edhe të nënshtruarve tanë që na bënë horë. Shikoni se çfarë po ndodh, ka dy vite që jemi bllokuar, sepse nuk guxojnë të na thonë se kemi gabuar”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, duke folur për Serbinë, Haradinaj theksoi se armikut të keq duhet me ja tregu vendin, pikërisht ashtu si ja ka bërë Kroacia.

Serbia nuk ka se çfarë kërkon brenda Kosovës”, tha Haradinaj.

Gjykata franceze në Colmar ka liruar sot ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbi të cilin rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999. Pas tre muajve, Gjykata në Colmar, ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here