Këshilltari i Metës reagon pas qëndrimeve për negociatat

0
278

Këshilltari i kreut të Kuvendit Ilir Meta, Emiliano Aleksi, ka reaguar lidhur me takimin mes negociatorëve të BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister me krerët e politikës, si përpjekje për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik.

“Sa më shumë të mbahen fjalime aq më i paktë është zotimi sepse kur nuk ka vepra konkrete, ka retorikë..!”, shkruan Aleksi në facebook.

Pas takimit të një dite më parë mes negociatorëve dhe faktorit politik në vend, i pari reagoi kreu i PD, Lulzim Basha, i cili i pyetur nga mediat zbuloi se negociatat kanë dështuar pasi e vetmja gjë për të cilën opozita nuk bën kompromise është pikërisht qeveria teknike.

Rreth 20 minuta më vonë nga takimi doli edhe kryeministri Rama i cili tha se se nuk bën kompromis për vetingun

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here