Furtuna në Policinë e Shtetit/ Shkarkohet drejtori i Krimeve të Rënda Ardian Çipa

0
681

Burime zyrtare nga ministria e Brendshme, konfirmojnë për “BalkanWeb” shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

 

 

Të njëjtat burime saktësojnë për “BalkanWeb” se shkarkimin nga detyra i ka komunikuar zyrtarisht vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Çako e ka thirrur dje në zyrë Çipën dhe pas një takimi mbi 30 minuta mbi bilancin e  punës i ka komunikuar edhe largimin nga detyra.
Pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga rradhët e Policisë pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojten e dëshmitarëve.

Gjatë ditës së djeshem, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit.

Burime të pakonfirmuara pohojnë për “BalkanWeb” se do të ketë shkarkime edhe në rradhët e drejtorëve të policisë në qarqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here