Kryetari i parlamentit Ilir Meta është takuar me kryeministrin Edi Rama so t në mesditë.
Takimi ndërmjet tyre ndodh në prag të vizitës së dy negociatorëve gjermanë McAllister dhe Fleckenstein, që do të diskutojnë me ta për zgjidhjen e krizës politike.
Por, Meta shkon në këtë takim edhe pas një bisede njëorëshe që pati me tre ambasadorë, që shkuan sot në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit: Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bern Borchard për të njëjtën çështje.