Goool, Torrasa bën dopiet. Partizani – Teuta 2:0

0
84

Në “Selman Stërmasi” luhet akti i fundit i javës së 30-të të Kategorisë Superiore, me Partizanin që pret Teutën.

Të kuqve nuk u lejohet asnjë rezultat tjetër veç fitores, pas fitoreve me goleada të rivalëve për titull, Kukësit dhe Skënderbeut.

Skuadra e Sulejman Starovës ka 59 pikë, aq sa korçarët dhe tri më pak se kuksianët e Ernest Gjokës. Nga ana tjetër, edhe miqtë nga Durrësi kanë nevojë për pikë në misionin për të sikuruar mbijetesën, duke shpresuar njëkohësisht edhe për një vend në Kupat e Europës.

Starova e ka të plotë grupin e lojtarëve, kurse Magani duhet të bëjë pa Blerim Kotobellin, vendin e të cilit e ka marrë 21-vjeçari Ergi Borshi në të majtë të mbrojtjes.

Minutë pas minute

Minuta e 29, dhe Torrasa sërisht gjen rrjetën dhe shënon golin e dytë për Partizanin

19′ GOL! Partizani në epërsi. Agustin Torasa gjendet i lirë në zonë mes tre mbrojtësve të Teutvs dhe nuk e ka të vështirë të shtyjë në rrjetë një krosim të kalibruar të Lorenc Trashit nga e majta. Goli i dytë këtë sezon për argjentinasin, i pari me aksion.

10′ Takimi ka nisur i qetë, me asnjë rast për t’u shënuar. Portat e të dyja skuadrave nuk janë vënë ende në rrezik.

1’ Teuta luan topin e parë. FIllon ndeshja në “Selman Stërmasi”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here