Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali, metodat akrobatike që përdorte për të hyrë në banesa (Emri)

0
73

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap në flagrancë duke vjedhur. Erjon Hoxhaj, pa një banesë fikse në Savona të Italisë, prej kohësh hynte në shtëpitë e italianëve për të vjedhur.

 

 

Ndalimi i shqiptarit erdhi mesnatën e sotme kur Hoxhaj karabinierët e surprizuan atë në ballkonin e një banese private në rrugën “Garroni”, shkruan IVG.it. 36-vjeçari hipi në katin e dytë duke përdorur tubin e gazit, që shkonte deri në tarracën e shtëpisë.

Karabinierët zbritën menjëherë shqiptarin dhe i vunë atij prangat.

Kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari përdorte metoda akrobatike për të hyrë në shtëpitë e banorëve të zonës, madje duke kaluar edhe mure të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here