VIDEO/ Luan Rama: Dyshime të mëdha për asgjësimin e drogës nga policia. Të hetohen rastet

0
177
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, bashkëndan shqetësimin e kryeprokurorit për asgjësimin e lëndëve narkotike sipas protokolleve të mirëpërcaktuara me ligj. Ish-ministri i Brendshëm Rama, shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e asgjësimit të hashashit nga zyrtarë të policisë.

Deklarata e prokurorit të Përgjithshëm nuk e ka surprizuar kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, i cili në fund të marsit e ngriti ketë shqetësim në Kuvend.

Rama shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime për vërtetësinë e asgjësimit të hashashit nga zyrtare të policisë. Luan Rama me cilësinë edhe të anëtarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare thotë se kryeprokurori Llalla nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata publike, por të nisë hetimet.

Hetimit dhe ndëshkimit ligjor, thotë Rama, duhet të shtrihen nga efektivi më i thjeshtë i policisë deri në zyrtarin më të lartë partiak, nëse rezulton i përfshirë në mbrojtjen apo kultivimin e trafikantëve të drogës.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së njëherazi edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndryshimi i ministrit të Brendshëm ka sjellë frymë pozitivë në luftën kundër drogës.

Sipas Ramës, të gjithë institucionet ligjzbatuese në vend, duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që të hiqet Shqipëria nga lista e zezë e ndërkombëtareve, si vend i kultivimit të hashashit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here