Protesta e së hënës, zyrtari i PD: Policia e Shtetit ka nisur të na përgjojë

0
259

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i departamentit të politikes se jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka njoftuar se Policia e Shtetit ka nisur të përgjojë organizatorët e protestës së Partisë Demokratike, të cilët kanë njoftuar se duke nisur nga dita e hënë do ketë përshkallëzim të protestave.

 

 

Kujtojmë se më herët, selia rozë akuzoi kreun e PD, Lulzim Basha se ka bërë thirrje për mosbindje civile dhe se po e çon vendin drejt dhunës, si në vitin 1997. Por përmes një deklarate, PD u shpreh se do vijojë qëndresën qytetare me çdo mjet demokratik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Statusi i Kreshnik Çollakut:
Burime te sigurta nga policia shtetit tregojne se kane filluar #pergjime te krereve te Opozites dhe Organizatoreve te Protestes.
Qr keta e kane ves kete pune kjo dihet…por edhe fundi tyre dihet gjithashtu.
Sidoqofte demokrate dhe opozitare duhet te dini se keto ore kur telefononi dike nuk jeni dy por tre…ndaj bejini te fala edhe pergjuesit ne turn !!!
images

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here