Gjykata: 7 ditë burg për lojtarin e Domosdovës që grushtoi arbitrin

0
164

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë 7 ditë burg për lojtarin e ekipit të Domosdovës Kristjan Lleshi për dhunimin e arbitrit të ndeshjes ditën e diel.

Lleshi 33-vjeç gjatë ndeshjes mes ekipit të Tepelenës dhe Domosdovës goditi me grushte arbitrin Ardit Merdanaj nga Vlora, pasi dha një penallti për ekipin kundërshtar.

Kristjan Lleshi u arrestua menjëherë, ndersa sot ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, e cila vendosi që duhet të qëndrojë 7 ditë në burg.

Ndërsa përsa i përket arbitrit, pas ndeshjes ai u dërgua për mjekim në spital dhe deklaroi për mediat se ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here