Një prej trendeve që ka pushtuar kohët e fundit rrjetet sociale është edhe reklamimi e prezantimi i makinave nga personazhet e njohur. Marka të të gjitha llojeve e makina të standardit të lartë bëjnë “garë” mes tyre në profilet e artistëve duke treguar jo vetëm pasionin e tyre për autoveturat, por duke treguar edhe markat tendencë të viteve të fundit.
Shumë këngëtarë karakterizohen nga pasioni për makinat e shumë, si Blero, Noizy, Geti e shumë të tjerë e kanë shfaqur pasionin për makinat e shtrenjta prej tyre edhe në profilet sociale.
Po sa mund të kushtojnë në të vërtetë makinat e tyre?
Sipas një specialeje të përgatitur nga Prive, ai që kryeson listën e makinave të shtrenjta është Noizy. E pritshme, po kush e kishte ditur që makina e tij e fundit, Ferrari, kushton plot 300 mijë euro?
Pas tij renditet sërish një reper, Geti, i cili i ka pasion makinat, ndaj edhe i pëlqen t’i ndërrojë vazhdimisht ato. Geti ka së fundi një Mercedes S Class AMG, që kushton jo më pak se 150 mijë euro.