“I kishte të gatshme përgjigjet diplomati gjerman? Kaq pa mend i është dukur protesta e opozitës?”

0
201

Sekretarja Politike për Shoqërinë Civile në Partinë Demokratike, Nevila Xhindi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të jashtëm gjerman Sigmar Grabile. Duke renditur një sërë pyetjesh dhe duke ju referuar aktualitet politik dhe ekomonik në vend Xhindi ngre mbi të gjitha edhe disa pikëpyetje domethënëse përsa i përket Sigmar Grabielit. “I dëgjoi përgjigjet? I kishte të gatshme? Ia kishte bërë gati stafi i tij në bashkëpunim me kë? Kaq e pa vend dhe e pa mend i është dukur diplomatit Gjerman protesta e opozitës tash 60 ditë dhe denoncimi i krimit tash 3 vjet? A pyeti vallë…?”, shkruan Xhindi.

Duhet të theksojmë që ministri gjerman ka theksuar se: Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë pse pak para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi.

REAGIMI I PLOTË:

“Për gjermanin, diplomat! A ishte i informuar për situatën, procesin dhe arsyet përse opozita mori këtë vendim me 18 Shkurt? Ia ka thënë njeri që Shqipërisë i duhet një faqe exceli për të mbledhur drogën e kapur në Shqipëri, pa futur në hesap atë që kapet nga vendet fqinje. Ia ka thënë njeri që parlamenti shqiptar është vendi ku gjetën strehë trafikantët e kriminelët, si kurrë më parë. A kishte degjuar që në kete vend ka një ligj për dekriminalizimin që maxhoranca e këtij vendi e përbuz ta zbatojë? I ka thënë njeri që opozita u injorua për ligje e reforma që i kanë bërë dëm Shqipërisë dhe brezave të saj? Ia ka treguar njeri sesi ky vend është kthyer në diktaturë? Ia ka treguar njeri planet e qeverisë rilindase për të vjedh votat e për shitur Shqipërinë? Ia ka thënë njeri që partitë brenda koalicionit bashkëqeverisës kanë dalë në krah të opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme, që ato nuk do futen në zgjedhje pa opozitën; që ministra e eksponentë të lartë politikë të koalicionit po denoncojnë përditë reformat klienteliste e konçesionet e miliardave të qeverisë? Ia ka thënë njeri sa i varfër është ky vend i pasur natyralisht? Ia ka thënë njeri sa e pamundur është jeta e një shqiptari nën qeverinë e mafias dhe oligarkëve? I dëgjoi përgjigjet? I kishte të gatshme? Ia kishte bërë gati stafi i tij në bashkëpunim me kë? Kaq e pa vend dhe e pa mend i është dukur diplomatit Gjerman protesta e opozitës tash 60 ditë dhe denoncimi i krimit tash 3 vjet? A pyeti vallë…?”, shkruan Xhindi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here