E bujshme/ Blerja e parë e Milanit, një shhqiptar

0
381

Një mbrojtës do të jetë blerja e parë e Milanit të ri me pronarë kinezë. Është një emër i njohur në nivelet e larta të futbollit evropian, por që pak e dinë se prejardhja e tij është shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Villarreal, Mateo Musacchio. Ai u kërkua edhe një vit më parë nga Milan, por në momentin fundit nuk u gjet dakordësia për të mbyllur marrëveshjen. Por tashmë është një erë e re.

Çfarë e lidh argjentinasin Musacchio me Shqipërinë?

Nga një kërkim i thjeshtë në internet sheh se 26-vjeçari lindi më 26 gusht 1990 në Rosario të Argjentinës. Gjyshërit nga babai ishin me origjinë shqiptare, arbëreshë nga Portocannone një komunitet në Molise të Italisë, shkruan lapsi.al. Edhe mbiemri Musacchio vjen nga Muzaka, që rrënjët i kishin në Shqipërinë qendrore. Mbiemri Muzaka është i njohur në vendin tonë.

Musacchio do të bëhet arbëreshi i dytë që luan në ekipet e Milanos. Për Interin luan Antonio Candreva, një tjetër mbiemër i njohur në hapësirat arbëreshe.

Calciomercato.com ka zbuluar që ka pasur një takim sekret mes drejtuesve të Milan dhe agjentëve të lojtarit. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për tu veshur kuqezi duke lënë mënjanë çdo tratativë tjetër për momentin. /lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here