Kapen me dokumente false, arrestohen 3 shqiptarë në Gjermani

0
160

Policia gjermane ka arrestuar 3 shqiptarë, pasi punonin ilegalisht dhe ishin të pajisur me dokumente false. Policia federale gjermane në bashkëpunim me organet doganore kanë bastisur një furrë të madhe në Wickede, ku kishte dyshime se po punonin punëtorë ilegalë, shkruan “backwelt.de”, transmeton albinfo.ch.

Ata kanë kontrolluar kartat e identitetit të 4 punëtorëve shqiptarë, ku 3 prej tyre kishin dokumente italiane, por të gjitha ishin false. Shqiptarët kishin falsifikuar dokumentet për t’iu ikur procedurave dhe të llogariteshin si qytetarë të Bashkimit Evropian, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Personi i katërt kishte pasaportë të vlefshme shqiptare, si dhe leje të punës në Gjermani. Ai u mundua që me mimikë t’u thotë të mos flasin asgjë shokëve të tij, por policia i ka arrestuar. Tashmë, tre shqiptarët ndodhen në paraburgim në Buren, në pritje për të dalë para gjykatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here