Deklarata e dhimbshme e arbitrit që u dhunua dje në Tepelenë: Nuk dëgjoj nga veshët

0
50

Një ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale për arbitrin nga Vlora, Ardit Merdanaj, i cili ra pre e dhunës së lojtarit të Domosdovës, Altin Lleshi dje në stadiumin e Tepelenës.

Gjithçka ndodhi vetëm për akordimin e një 11-metërshi që gjyqtari të rrezikojë jetën, përfundon në spital dhe nuk dëgjon më nga veshi i djathtë.

Gjatë një interviste për ‘Panorama Sport’ Merdanaj tregon momentet e goditjes dhe ndër të tjera thekson se ato goditje e kanë lënë me pasoja serioze.

“Kam dhimbje në kokë dhe nuk dëgjoj fare nga veshi i djathtë. Do të shkoj menjëherë në spitalin e Vlorës për të bërë kontrolle më të imtësishme me skaner. Nuk e kuptoj një veprim të tillë”, tha arbitri.
Screenshot003

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here