Kaluan limona kontrabandë, pranga të riut, në kërkim doganieri

0
182
Një i ri në pranga dhe një doganier në kërkim sepse kanë kaluar kontrabandë 800 kilogramë limona.

Policia Kufitare ka kapur në flagrancë një tregtar për veprën penale ‘Kontrabandë me mallra të tjerë’, ndërsa është shpallur në kërkim një doganier i kontrollit fizik në doganën e Qafë Botë !

Në pranga është vendosur Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë ditës së djeshme, Policia Kufitare Sarandë ka bërë të mundur kapjen e Selmanit në vendin e quajtur “Rruga e Soronës” rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë.

Valter Selmani u kap duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogramë agrume të llojit “Limona”, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë).

Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, 41-vjeçarin me inicialet A. C., banues në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Po punohet për kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here