Frika nga sulmet terroriste/ Stadiumi “Millennium” do të mbyllë çatinë për finalen e Champions League

0
201

Sulmi me bombë ndaj autobusit të Borusias së Dortmundit, ka bërë që UEFA të rrisë masat e sigurisë përpara finales së Champions League.   Drejtuesit e Federatës Evropiane të Futbollit do t’i kërkojnë autoriteteve në Uells të mbyllin çatinë e stadiumit, e cila përdoret zakonisht në rast të motit të keq.
Masat merren për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm ajror apo me dron, shkruan Daily Mail.
Mbulesa e çeliktë e “Millennium” siguron një mbulim të plotë për 74,500 spektatorët që do të jenë të pranishëm në 3 qershor, përveç lojtarëve dhe stafit të klubeve.
Pas sulmit terrorist të së martës në autobusin e Dortmundit para ndeshjes me Monaco-n, në gjithë botën siguria në stadiume është rritur ndjeshëm. Mbrojtësi Marc Bartra u desh të operohej në kyçin e dorës prej shpërthimit.
Finalja e këtij sezoni do të zhvillohet më 3 qershor në stadiumin “Millennium” të Cardiffit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here