John McCain në Shqipëri, zbardhet tema e diskutimeve me krerët e lartë në Tiranë

0
269

Ambasada amerikane  ka zbardhur temat e takimeve të senatorit amerikan McCain në Shqipëri. Sipas ambasadës, temat kanë qenë partneriteti ushtarak mes dy vendeve, reforma në drejtësi dhe përpjekjet e përbashkëta për të mposhtur ISIS-in.
NJOFTIMI

Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.

Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here