“400 ton drogë në Lezhë, pronë e vëllezërve Ndoka. Zbulohet vendndodhja”

0
764

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përforcuar akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha për qindra ton drogë të magazinuara në Lezhë, ndërsa bën pronar të tyre ish-deputetin socialist Arben Ndoka dhe vëllezërit e tij.

 

Duke iu referuar mesazhit të oficerit dixhital të policisë, Berisha shkruan se magazinat që ndodhen pas kalasë së Lezhës, krahut të lumit në ish-zonën industriale ruhen me policë.

STATUSI I BERISHËS
400 tonelata droge në magazinat e klanit udhëheqës të Partisë Socialiste, Ndoka!
Oficeri dixhital denoncon:
400 tonelata droge ne magazinat e klanit drejtues te PS Lezhe, Ndoka qe ruhen me polici dhe roje te armatosur!
Lexoni mesazhin! sb
“Mbrëma z. Berisha!
Uroj të jeni mirë.
Jam oficer policie. Duke ju kërkuar ndjesë për orarin po ju informoj lidhur me një aktivitet ne fushën e narkotikëve. Pas kalasë së Lezhës duke ndjekur krahun e lumit e duke kaluar me drejtim nga vendi i quajtur “varri i Skënderbeut” (ish-zona industriale ku prodhohej dikur rakia – kështu quhet vendi) dhe pikërisht ish-magazinat e dikurshme të tregtisë, vëllezërit NDOKA dhe me konkretisht vëllai i vogël i Arben Ndokës shtetasi Xhevahir Ndue Ndoka ka në pronësi ose administrim disa magazina.

Ai disponon të magazinuara në to rreth 400 ton drogë të llojit “cannabis sativa” një nga sasitë më të mëdha në Shqipëri. Theksohet se këto magazina ndodhen vetëm të korrurat e këtij viti në zonat e Lezhës, Matit, Krujës dhe një pjesë e mire e Dibrës ku ata kanë qenë tutorë të shumë sipërfaqeve të mëdha të mbjella por edhe për të tjerë lidhje të tyre duke dalë garant edhe për disa grupe të tjera në drejtim të magazinimit dhe më pas trafikimit…

Xhevahir Ndoka aktualisht punon në Prefekturën e Qarkut Lezhë por ka qenë dhe ky i implikuar në Itali në fushën e “Ushtrimit dhe tutorit të Prostitucionit”. Kanë aktivitet të fuqishëm në këtë shtet në fushën e narkotikëve. Mendohet se një prej sasive të madha të ngarkesës prej 8 – 10 tonësh që u kap me drejtim në Itali përpara rreth 2 muajsh (që ju kam vënë në dijeni Ju z. Kryetar) është e familjes “NDOKA”.

Informacioni është administruar së fundmi nga një lidhje e tyre i cili përpara 6-7 ditësh e ka parë magazinat dhe lëvizjet e automjeteve në aksin e asaj rruge e cila ruhet kryesisht me Polici dhe njerëz të tyre.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here