Kapi shifrën e 100 golave në Kupat e Europës, Hysaj i bën karshillëk Ronaldos: Mua nuk më shënove

0
217

Cristiano Ronaldo u tregua deçiziv atëherë kur duhej duke realizuar dy gola në sfidën e rëndësishme të “Champions League” kundër Byern Mynchen që i dhanë fitoren 1-2 Realit në “Allianz Arena”. Por përveçse u arrit një rezultat fantastik në një fushë të vështirë, ylli madrilen, CR7, arriti një rekord personal të pabesueshëm.

 

Duhej të kalonin 659 minuta radhazi pa gjetur rrjetën në Ligën e Kampioneve, për të realizuar dy rrjetat që do t’a çonin fituesin e katër herë “Topit të Artë” në kuotën e 100 golave në Kupat e Europës.

Kontribut në këtë kohë të gjatë pa shënuar, ka dhënë edhe Napoli i Elseid Hysajt.
1-918946-620x349-470x265
Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare tregon duelin me “lojtarin perfekt”, ndërsa ka si ngushëllim pikërisht faktin se Ronaldo ndaj tij bëri pak gjëra që do të kujtohen nga dueli i dyfishtë mes Napolit e Realit që pa në fund triumfues madrilenët.

“Kristiano Ronaldo është i shkëlqyer. Unë jam munduar ta ndal, jam i lumtur që nuk më shënoi, ai është lojtari perfekt në gjithçka. Kundër madrilenëve luajtëm futboll për 50 minuta, duhet të përmirësojmë gjërat e vogla të cilat mund të ndryshojnë sezonin dhe jetën”, tha Hysaj duke iu referuar ndeshjeve me madrilenët.
Kthimi në Ligën e Kampioneve duket se është objektivi që mbrojtësi i ka vënë vetes dhe ëndërron që në sezonin tjetër me Napolin të shkojë direkt nëpërmjet fazës së grupeve, pa kaluar në play-off.

“Vendi i dytë do të jetë ideja fikse që do të kemi të ngulitur në kokë, edhe pse pakkush e beson të arritshëm. Unë mendoj se do ta arrijmë pak nga pak. Të gjithë kanë dëshirën të luajnë në Ligën e Kampioneve, ne jemi të parët dhe duam ta sigurojmë biletën”, theksoi ai.
Hysaj-vs-Ronaldo-470x299
Por sigurisht, ëndrra më e madhe mbetet ajo e titullit kampion në Itali. “Mua do të më pëlqente aq shumë sa edhe tifozëve të Napolit. Këtu e ndjen të gjithë dashurinë, do të ishte shumë e bukur që në të ardhmen të fitonim titullin pasi Napoli të dhuron emocione të mëdha”, u shpreh ai.

Për Hysajn, futbolli në këto nivele kalon faktin se është një profesion si të gjithë të tjerët dhe siguron të ardhura ekonomike të ndjeshme. “Futbolli nuk është punë, është pasion dhe një lojë. E fillon që i vogël dhe të arrish në këto nivele është një ëndërr, nuk bëhet absolutisht për para. Ne jemi të lumtur kur luajmë”, tha mbrojtësi i përfaqësueses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here