Zonja e hekurt: 10 fakte që nuk i dini për Margaret Thatcher

0
610

Vajza e kasapit e shndërruar në kryeministren e parë dhe të vetme femër të Britanisë së Madhe

Historia e ngritjes së Thatcher deri në krye të shtetit, është një histori e rrallë, e një njeriu të zakonshëm, që përballë të gjithë pengesave dhe pa asnjë përkrahje, arriti të ngjitej deri në majë dhe të ndryshonte jetën e dhjetëra miliona bashkëkohësve të saj. E lindur në vitin 1925, si vajza e një kasapi, Thatcher kreu studimet e mesme gjatë Luftës së Dytë Botërore. E megjithatë, pavarësisht kaosit të asaj kohe, Margaret arriti të merrte vlerësime të shkëlqyera në aktivitetet jashtëshkollore, midis të cilave recitimet poetike, piano, noti, ecja dhe hokei në bar. Në studimet e larta, Thatcher u diplomua si kimiste, përpara se t’i përkushtohej një universiteti të dytë dhe në krye të disa viteve, të diplomohej edhe si avokate, e specializuar në fushën e tatim-taksave. Kontakti i saj i parë me politikën erdhi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1951, kur ajo u përfshi në listën e konservatorëve, falë edhe sponsorizimit të Denis Thatcher, me të cilin ajo u lidh në martesë në të njëjtin vit. Në mes të viteve 1980, privatizimi ishte një term i panjohur për qeverisjen botërore. Deri në fund të dekadës mbi 50 vende në të gjithë kontinentet, kishin mobilizuar sistemin e privatizimit, duke shndërruar ndërmarrjet shtetërore të padobishme në kompani private mjaft fitimprurëse. Madje edhe vendet me bindje të majta, të cilët ishin skeptikë përsa i përket privatizimit, filluan të zvogëlonin me kalimin e kohës sektorin e tyre publik. Qeveritë e vendeve të ndryshme dërgonin në Britani grupe administrative dhe ligjore për të mësuar se si bëhej ky proces. Ndoshta ka qenë kontributi më i madh i Britanisë për ekonominë praktike botërore që në kohën kur J.M. Keynes shpiku “Keynesianizmin” ose kur Adam Smith publikoi Pasuritë e Kombeve. Por, Margaret Thatcher u bë një figurë botërore jo vetëm për politikën e saj. Ajo ndërthuri fuqinë e saj të shkëlqyer me feminilitet të dukshëm. Tërhoqi vëmendje universale, veçanërisht kur e çoi Britaninë drejt një fitoreje spektakolare ushtarake kundër Argjentinës në vitin 1982. Ajo e kuptoi se politikanët duhet t’u jepnin ushtarakëve urdhra të qarta përsa i përket përfundimit dhe më pas t’i lënë të arrijnë objektivat e tyre. Megjithatë, ajo nuk donte kurrsesi të humbte ushtarë ose anije. “Ja përse kemi më shumë anije dhe avionë seç duhet”, detyroheshin t’i thonin asaj admiralët, “për të mos të ndjerë humbjet”. Besnikëria, ashtu si dhe kurajo, vendosja dhe përkushtimi ishin disa nga virtytet kryesore të saj, të cilat i zotëronte në gradën më të lartë. Njerëz nga e gjithë bota filluan të studionin më nga afër metodat dhe arritjet e saj, duke kërkuar t’i imitonin. Një nga admiruesit e saj të parë ka qenë Ronald Reagan, i cili mori pushtetin 18 muaj pas saj. Ai filloi të imitonte hapat e saj në reformat që ndërmori në ShBA duke prerë taksat, duke hapur mundësi tregjesh më të mëdha për kompani të lira. Reagan-it i pëlqente shumë të dëgjonte leksionet e ndryshme të Thatcher për virtytet e tregjeve dhe ekonomi të shëndetshme. “Do ta mbaj mend këtë, Margaret” thoshte ai. Ajo i dëgjonte me vëmendje shakatë e tij, mundohej të kapte thelbin e tyre dhe qeshte në momentet e duhura. Ata e transformuan afeksionin e tyre në një partneritet të fuqishëm të politikës së jashtme. Me Reagan dhe Thatcher në pushtet, aplikimi i një presioni të matur kundrejt shtetit sovjetik për ta bindur atë të ndërmarrë reforma, të shfuqizohej ose të shpërbënte veten e tij, u kthye në një politikë mjaft efikase dhe e lejueshme. Thatcher inkurajoi fuqishëm Reagan-in për t’u riarmatosur dhe për të sjellë Rusinë në tavolinën e negocimit. Ajo u bashkua me këndvështrimin e tij që Moska drejtonte një “perandori të ligë” dhe sa më shpejt të shkrihej ajo, aq më mirë do të ishte. Bashkë me Reagan, ajo shtyu Mikhail Gorbachev që të ndjekë politikën e tij perestroike deri në fundosjen e elitës sovjetike. Historianët kanë debatuar ashpër përsa i përket rolit preciz të luajtur nga figura të ndryshme politike në shembjen e Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, është evidente nga të gjithë që Thatcher ka një vend të rëndësishëm në këtë ngjarje gjigante. Ishte fillimi i një epoke të re historike. Të gjitha fuqitë e mëdha, të cilat e kishin bërë shekullin e XX-të një zhgënjim të madh për idealistët si, totalitarizmi, pushtetet absolute, shkatërrimi i zgjedhjes individuale dhe iniciativës, u mposhtën publikisht dhe në mënyrë spektakolare. Pasardhësit e tyre ishin vlerat të cilat Thatcher i kishte mbrojtur me aq fanatizëm kundër çdo opozicioni: tregjet e lira dhe mendjet e lira. Bota hyri në shekullin e XXI-të dhe në mijëvjeçarin e III-të me bindje të reja, më të mençura, duke ia detyruar një pjesë të madhe të sukseseve, vajzës së tregtarit, e cila dëshmoi para botës se asgjë nuk është më efektive sesa vullneti i ndërthurur me disa ide të qarta, të thjeshta dhe praktike. Në fund të fundit, politika nuk është edhe aq e vështirë. Kryeministrja më jetëgjatë e shekullit XX në Britani, një vend me një histori të gjatë monarkesh femra, Thatcher është e para dhe e vetmja që ka drejtuar ndonjëherë ekzekutivin britanik. Me një stil drejtimi autoritar, Thatcher mbahet mend për një sërë reformash të thella dhe gjithëpërfshirëse, që bënë një gazetar sovjetik ta mbiquante “Zonja e Hekurt”. Që prej atëherë, kjo nofkë u bashkangjit përjetësisht me figurën e baroneshës. Margaret Thatcher lindi në Grantham të Anglisë më 13 tetor 1925. 9 dekada pas lindjes së kryeministres së parë femër në Mbretërinë e Bashkuar, që vdiq në vitin 2013 në moshën 87-vjeçare, ju paraqesim 10 fakte suprizuese nga jeta e Zonjës së Hekurt

 

  1. Ajo lindi mbi një apartament sipër ushqimores së babait të saj

E lindur me emrin Margaret Hilda Roberts, kryeministrja e ardhshme ishte vajza e një shitësi ushqimesh që më vonë u bë kryebashkiaku i Grantham në Angli. Apartamenti në të cilin Margaret Thatcher lindi në atë kohë nuk kishte ujë të rrjedhshëm, ngrohje qendrore apo tualet të brendshëm.

 

  1. Para se të hynte në politikë, Thatcher punonte si shkencëtare ushqimesh

Edhe pse e kishte me dëshirë të ndiqte karrierën politike, Thatcher u diplomua në Universitetin e Oksfordit në vitin 1947 me një diplomë në kimi. Pas diplomimit ajo punoi si një shkencëtare ushqimesh në Kompaninë “Lyons and Co.” ku ishte pjesë e një skuadre që zbuluan metodën për të rritur sasinë e ajrit të injektuar në akullore që të prodhohej me më pak përbërës dhe me kosto më të ulët.

 

3 .Ajo i humbi dy zgjedhjet e para parlamentare

Thatcher që ishte një nga presidentet e para femra në Shoqatën Konservative të Universitetit të Oksfordit, fitoi vëmendjen e Partisë Konservatore pak pas diplomimit të saj. Në moshën 24-vjeçare ajo ishte ndër kandidatet më të reja që zuri vend në Dhomën e Komunave. Edhe pse u mund në dy zgjedhje parlamentare ajo e ngriti shumë reputacionin e saj

 

  1. Teksa studionte për drejtësi, Thatcher lindi dy binjakë

Pasi u martua me biznesmenin e pasur Denis Thatcher në vitin 1951, Margaret hoqi dorë nga karriera e saj shkencore. “Nuk më pëlqente të qëndroja në laborator aq shumë,” tha ajo gjatë një interviste. “Më pëlqente më shumë të isha në kontakt me njerëzit”. Çifti lindi binjakët Mark dhe Carol në vitin 1953.

 

  1. Ajo njihej gjithashtu dhe si “njeri pa ndjenja”

Përpara se gazeta sovjetike ta quante atë “Zonja e Hekurt” pas një fjalimi anti-komunist gjatë vitit 1976, Thatcher shërbente si sekretare edukimi në vitin 1970. Ajo i dha fund një programi për qumësht falas në shkollat e fëmijëve nga mosha 7-11 vjeç për të shkurtuar shpenzimet e qeverisë. Gazeta Sun në atë kohë e quajti “gruaja më e pandjeshme në Britani”

 

  1. Ajo nuk besonte se do të shihte një kryeministre femër në Britani gjatë jetës së saj

“Nuk do të ketë asnjë kryeministre femër gjatë jetës sime,” tha ajo në një intervistë gjatë vitit 1970. “Popullsia mashkullore ndjehet shumë e paragjykuar”. 5 vjet më vonë ajo zëvendësoi Eduard Heath si lidere e Partisë Konservatore, dhe në vitin 1979 i provoi vetes se bindja e saj ishte e gabuar.

 

  1. Laurence Olivier ishte përgjegjës për rritjen e saj në pushtet

Muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 1979, këshilltari i Thatcher Gordon Reece ishte i shqetësuar se votuesit nuk do ta pëlqenin zërin e mprehtë të kandidates. Rastësisht u takua me Laurence Olivier në tre, mjeshtër i teknikave të zërit. Pas trajnimeve intensive të zërit me këtë trajner, ajo arriti të kishte një zë autoritar dhe të qetë që i shërbeu në karrierën politike.

  1. Thatcher është kryeministrja më jetëgjatë në Britani e shekullit 20

Pasi e drejtoi partinë e saj në fitore në vitin 1979, ajo rifitoi zgjedhjet në vitin 1983 dhe 1987. Kur Thatcher dha dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore,  e kishte udhëhequr vendin për 11 vjet e 209 ditë, duke e bërë atë kryeministren më jetëgjatë të shekullit 20.

 

  1. Ajo i shpëtoi një tentative për vrasje të IRA-s

Më 12 tetor 1984, një bombë me sahat ishte vendosur nga anëtari i Ushtrisë Republikane Irlandeze, Patrick Magee në Hotelin Grand në Brighton të Anglisë, ku liderja e Partisë Konservatore, Thatcher, mbante një konferencë. Shpërthimi dëmtoi banjon e suitës së kryeministres, por ajo në atë moment ishte në dhomën ngjitur dhe shpëtoi pa u lënduar.

 

10 .Dita “Margaret Thatcher” festohet çdo vit në Ishujt Falkland

Në prill të vitit 1982, Argjentina pushtoi Ishujt Falkland, një koloni britanike në Atlantikun Jugor që duhej nga të dy vendet. Në përgjigje, Thatcher dha urdhër për një sulm të fuqishëm, falë të cilit e rimorën përsëri ishullin që ndodhet 8 mijë milje nga Londra. Çdo 10 janar, ishujt Falkland festojnë Ditën Margaret Thatcher për të përkujtuar përvjetorin e vizitës triumfuese në koloni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here