Xheli i Aloe Vera-s, kura natyrale për aknet, herpesin dhe djegiet

0
219

Aloe Vera është përdorur për mijëra vjet rresht për të shëruar një sërë gjendjesh, por veçanërisht djegiet, plagët, acarimet e lëkurës dhe kapsllëkun. Ajo rritet në zonat tropikale dhe subtropikale, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Amerikën Latine dhe Karaibet.

Aloe është një nga bimët më të përdorshme në mjekësi përmes shekujve të 18-të dhe 19-të dhe mbetet një nga më të përdorurat në Shtetet e Bashkuara në ditët e stome. Sidoqoftë, përdorimi nga goja e Aloes për kapsllëkun nuk rekomandohet më, pasi mund të japë efekte të rënda anësore.

Djegiet

Xheli i aloes që ndodhet në qendër të gjethes së aloes, është një mënyrë shtëpiake për të kuruar prerjet dhe djegiet e lehta, si dhe djegiet e lehta nga dielli, shkruan “Shëndeti”. Ajo mund të gjendet në shumë locione të lëkurës dhe në kozmetikë. Aloe përmban përbërës aktivë që mund të ulin dhimbjen dhe inflamacionin dhe të nxisin rritjen e lëkurës dhe riparimin e saj. Ajo është gjithashtu hidratuese.

Për këtë arsye, xheli i Aloes ka shumë popullaritet për lehtësimin që jep në rastet e djegieve. Në një rishikim të literaturës shkencore, shkencëtarët zbuluan se pacientët që trajtoheshin me Aloe Vera shëroheshin për një mesatare prej 9 ditësh më shpejt se ata që nuk trajtoheshin me bimë medicinale. Sidoqoftë, studime të tjera kanë treguar rezultate të ndryshme.

Të paktën një studim tregoi se në fakt aloe edhe mund ta pengojë shërimin. Aloe është mirë të përdoret për djegie të vogla dhe acarime të vogla të lëkurës. Ajo nuk duhet përdorur kurrë në plagë të hapura.

Herpesi dhe gjendjet e lëkurës
Studimet paraprake tregojnë se xheli i Aloe Verës mund të përmirësojë simptomat e herpesit gjenital, si dhe disa gjendjeve të lëkurës, të tilla si psoriasis. Një studim tregoi se xheli i aloe verës kishte veti antiinflamatore mbi 1% më shumë se kremrat hidrokortizon apo se xheli placebo.

Një tjetër studim tregoi se xheli i Aloe Verës i kombinuar me tretinoin ishte më efektiv se vetë tretinoina për të trajtuar aknet. Si rrjedhojë, shkencëtarët besojnë se xheli i Aloe Verës mund të jetë i mirë për të tarjtuar gjendjet inflamatore të lëkurës, të tilla si eritema e induktura nga rrezet ultravjollcë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here