Rama provokon PD, çel fushatën elektorale në sheshin “Nënë Tereza”

0
265

Partia Socialiste do të ndezë të enjten “motorët” për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Ndonëse opozita ende nuk e ka të qartë nëse do të bojkotojë apo jo procesin zgjedhor të 18 qershorit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos humbasë kohë.

Kreu i qeverisë pritet të çelë të enjten fushatën elektorale,në orën 17 e 30 të pasdites në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të mblidhen të gjithë deputetët e Tiranës dhe të rinjtë socialistë.

Kryeministri Edi Rama do ta çelë fushatën nga Tirana, bastioni më i madh dhe më i rëndësishëm që PS synon të korrë fitore në 18 qershor, dhe më pas fushata elektorale do të vijohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku do të jenë ministrat-koordinatorë dhe deputetët e zonës.

Sipas Kodit Zgjedhor, fushata elektorale nis 40 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, por ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në fushatat e kaluara elektorale, partitë politike në Shqipëri në kësisoj rastesh e nisin angazhimin edhe jashtë afateve kohore.

Sipas burimeve, në takimin e ditës së enjte, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim para të pranishmëve për reformat e qeverisë në këto katër vite dhe do të sulmojë opozitën si alternativa e Lulzim Bashës, pa të ardhme për qytetarët shqiptarë.

Në organizimin e së enjtes do të marrë pjesë drejtuesi politik i fushatës për Tiranën, njëherësh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sigurisht do të mbajë një fjalim para të rinjve socialistë, deputetëve dhe kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, pjesëmarrës do të jetë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është etiketuar si personi më i afërt dhe krahu i djathtë i kryeministrit Rama. Veliaj ka fituar reputacion te qytetarët e Tiranës për ndërtimin e sheshit “Nënë Tereza” dhe disa punime të tjera nëpër lagjet e kryeqytetit, dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në fitoren e PS në 18 qershor. Pavarësisht se Tahiri dhe Veliaj kanë një rivalitet të hershëm mes tyre, dyshja në fjalë do të jetë protagoniste për përgatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit. Tirana është bastioni më i madh dhe më i rëndësishëm, dhe sigurisht kërkon angazhim maksimal nga deputetët e këtij qarku, për të siguruar sa më shumë vota për betejën e ardhme zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here