“Presidenti i ri”/ Letra e Ruçit, Meta mbledh nesër Konferencën e Kryetarëve

0
261

Pak orë pasi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, përmes një letre i kërkoi kreut të Kuvendit, Ilir Meta mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri, ka ardhur edhe përgjigjja nga kryeparlamentarit.

 

Ilir Meta ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gramoz Ruçi i ka dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbi përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e presidentit të ri. Mandati i Bujar Nishanit mbaron më 24 korrik.

Po sot, Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i dërgoi një memo Metës ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.

Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017. Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here