Detajet/ Ish-drejtorin e policisë e pritën tek hyrja e pallatit, kamera fokuson njërin prej autorëve

0
225

Burime nga grupi hetimor thanë se në atentatin që i mori jetën ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku, kanë marrë pjesë së paku dy autorë që e kanë qëlluar me dy armë të ndryshme. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, provat e gjetura dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, kanë arritur të ndërtojnë dinamikën e krimit që i mori jetën komisarit. Ndaj Artan Cukut është qëlluar 7 herë me dy pistoleta.

Njëri prej atentatorëve ka qëndruar brenda hyrjes së pallatit, i ulur në shkallë, ndërsa tjetri jashtë pallatit, duke vëzhguar lëvizjet e Cukut. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë ka qenë në marketin që ndodhet në katin e parë të pallatit ku banon për të blerë disa produkte të nevojshme për shtëpinë. Sapo ka dalë nga aty autori që ndodhej jashtë ka informuar me mesazh bashkëpunëtorin që kishte brenda. Sapo është afruar tek ashensori dhe është futur brenda, personi që e priste ka qëlluar dy herë në drejtim të tij, por plumbat kanë goditur murin.

Në këtë moment Cuku ka dalë jashtë ashensorit, duke thirrur për ndihmë dhe është përleshur me atentatorin. Në këtë moment ka ardhur personi i dytë e ka qëlluar edhe 5 herë të tjera në drejtim të tij. Burime nga Policia thanë se fillimisht Cuku është qëlluar në kraharor. Ndërsa është qëlluar edhe një herë në kokë, pasi ka rënë në tokë, duke mbetur i vdekur në vend. Nisur nga dëshmitë e banorëve dhe nga kamera e sigurisë së marketit grupi hetimor ka arritur të ndërtojë një identikit të njërit prej autorëve.

Ndërsa duke qenë se atentatorët, pas kryerjes së krimit, janë larguar në drejtime të ndryshme, kamera ka fokusuar vetëm njërin prej tyre. Ai është një person i imët, jo më shumë se 28 vjeç, rreth 170 cm i gjatë, i veshur sportiv dhe me kapele në kokë. Policia tha se ka shoqëruar 11 persona në lidhje me ngjarjen, mes të cilëve edhe një i dyshuar, nisur nga karakteristikat e ngjashme me njërin autor. Megjithatë, burimet thanë se rrobat e tij nuk janë të njëjta me ato që duken në kamerat e sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here