Sinuset jane nje sistem kavitetesh te holla brenda kafkes, me te medhenjte jane ~2.5cm, te tjeret jane te vegjel. Sinuset mbeshtillen nga brenda me nje substance te holle mukoze ne ngjyre roze. Zakonisht ato jane bosh, pervec kesaj shtrese te holle te mukozes. Ne brendesi hunda ka disa te ngritura qe quhen turbinate (sic) Normalisht keto struktura filtrojne dhe aklimatizojne ajrin. Hunda ndahet ne mes nga nje mur i holle, qe e quajme septum. Shumica e sinuseve perfundojne ne hunde (si sistem drejnazhi) nepermjet nje kanali te vogel qe quhet meatusi i mesem. Funksioni i sinuseve nuk eshte i qarte. Nje teori thote se ndihmon ne lageshtine e ajrit, tjetra se ato permiresojne zerin tone, disa mendojne se reduktohet pesha e kafkes.
Shkaqet e Sinozitit
Sinoziti shkaktohet nga nje infeksion i hapesires se ajrit tek sinuset qe kemi ne faqe apo ne balle.
Kemi sinus akut, kur viruset e bakteria infektojne kavitetin dhe shkatojne inflamacion. Sinus kronik, ne raste kur ka me shume se nje seri infeksionesh. Riniti Alergjik, nga polenet, pluhuri i shtepise dhe qimet e kafsheve shkatojne mbireagim te sistemit mbrojtes; dhe mbyllje te hundes nga mukoza, teshtitje, irritim e kruarje. Hipetrofine turbinate, kur te ngriturat e septumit nazal jane te rritura duke bllokuar ajrin. Septumin e devijuar qe ndan hunden e devijon me shume nga njera ane, keshtu mund te bllokohet ajrimi. Polipet nazale, rritje te vogla qe quhen polipe ne disa raste hasen ne kavitetet nazale ne pergjigje te inflamacionit. Astma, infeksionet kronike te sinuseve dhe riniti alergjik mund te sjellin polipe nazale. Simptomat e Sinozitit Dhimbje ne faqe ose ne balle. Nervat qe inervojne sinuset po ashtu mbeshtesin veshet dhe dhembet, kjo mund te sjelle qe dhimbja nga sinoziti duket sikur vjen nga faqet, pjese e siperme e dhembeve dhe veshet. Dhimbje balli, kur preken sinuset frontale. Rrjedhje hunde, ne sinozitin bakterial ka ngjyre te verdhe ose jeshile. Rrjedhjet post-nazale, kur mukoza nga sinuset shkon ne fytin tuaj. Hunde te zena, kur hunda bllokohet dhe sinuset zgjerohen. Trashje zeri ngaqe mukoza e sinuseve rreshqet ne kordat vokale. Dhimbje pulsuese gjate perkuljes, nga presioni te sinuset tuaja.
Temperature
Dobesi e pergjithshme
Probleme me stomakun nga gelltitja e mukozes
Trajtim i Sinozitit
Antibiotiket vrasin bakteriet qe jetojne ne mukusin synovial
Shperlarjet e hundes me solucion kripor, lajne bakteriet dhe koret e hundes
Trajtim inhalues me avull, keshtu pastrohen hundet me lehte. Spray me steroide anti-inflamatore, duke thare kavitetet e sinuseve sepse ngadalesohet prodhimi i mukozes. Ne raste te ralla rekomandohet trajtimi kirurgjikal, ku hapen dhe ajrosen sinuset.