Nga çadra e protestës, aleati i Lulzim Bashës, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu paralajmëron se kryeministrin Edi Rama duke i thënë se i kanë mbetur vetëm 5 orë në pushtet.
“Ju keni praktikën e marrjes së pushtetit me dhunë. Ne do e marrim me qytetari, me votë, me qëndresë. Kryeministri ka ra aq poshtë sa s’ka ku shkon. Të kanë mbetur edhe 5 orë nga afati i vdekjes politike. Ti quhesh i ndjeri Edi Rama. Mos guxo të bësh zgjedhje një partiake, shporru se do të heqim me votë”,- tha Spahiu.
“Ne jemi të lexuar nuk jemi e shkollë të mesme si kryeministri”, tha Sahiu më tej, ndërsa shtoi se Ramës nuk i pëlqen të ulet me juristë, pasi “gjithë jetën është ulur me mallista”.