Pas sherreve me Damianon, Danieli ndryshon tërësisht rrjedhën e lojës në BB

Kur ishin në shtëpinë e beqarëve dhe pasi Damiano e Donjeta shkuan në shtëpinë e çifteve, përplasjet e thumbat mes Sanielit e Damianos nuk kanë munguar. Tashmë që loja ndryshoi tërësisht dhe tyë gjitha çiftet hynë në të njëjtën shtëpi, duket se çdo gjë s’do të jetë si më parë.

Ka qenë Danieli ai që pasi ka bërë një pakt dhe ka vendosur paqe me Kein, ka ftuar Damianon për bashkëbisedim dhe për të vendosur një stad të ri në marrëdhënien mes tyre.

Danieli e merr veçmas dhe i thotë sesi do që ta vazhdojnë lojën, duke ruajtur mëritë e hershme, apo nga e para?

“Do do që ta luajmë këtë lojë, po ta them troç? E do që të shkojmë, apo restart?”, e pyet ai.

“Restart”, i përgjigjet Damiano.

“Në lidhje me restart domethënë që nuk njihemi”, ja shpjegon më tej Danjeli duke e pyetur sërish nëse ishte i sigurt për këtë zgjedhje.

“100 përqind i sigurt, mos e vrit mendjen. Unë dua restart se nuk dua të të gjykoj”, i përgjigjet ai dhe që të dy i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko