LDE zyrtarizon mosregjistrimin në KQZ

0
181

Kryetari i LDE  Ermal Mino ka thirrur diten e sotme mbledhjen e Kryesise se LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike. Ne kete mbledhje u diskutua mbi zhvillimet me te fundit politike ne vend e sidomos lidhur me qendrimin zyrtar te LDE ne raport me KQZ dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Ne qendrimin zyrtar te LDE thuhet se:

“LDE qendron ne krah te PD dhe Lulzim Bashes, me vendosmeri te plote. Ne si LDE kemi vendosur qe te mosregjistrohemi ne KQZ, jo sepse ne refuzojme zgjedhjet apo i bojkotojme ato, por sepse duam qe ne Shqiperi ky moment kyc i kesaj krize te madhe politike te shfrytezohet edhe si shansi dhe mundesia per themelimin per here te pare ne Shqiperi te zgjedhjeve te lira e te ndershme. Kushtetutshmeria qe paraqet si arsyetim Kryeministri ne dalje Edi Rama, nuk eshte germe por fryme. Per c’kushtetutshmeri afatesh e teknikalitetesh organizative flet Edi Rama, kur e drejta e votes se barabarte dhe e zgjedhjeve te lira e te ndershme eshte shkelur barbarisht nga dhuna e mafias estetike ne qeverisje, e horrave ne terren dhe kanabisit si financues i fushates? Zgjedhjet e organizuara vetem nga njera pale dhe vetem per njeren pale, nuk jane zgjedhje as te lira e te ndershme, madje nuk jane zgjedhje fare, kesisoj nuk jane as kushtetuese. Mosregjistrimi yne ne KQZ eshte refuzim i shkeljes se Kushtetutes qe ben Kryeministri Rama duke dhunuar barazine e votes dhe te drejten per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne as po bojkotojme zgjedhjet, e as po i refuzojme ato. Ne si LDE e ne si Opozite, po refuzojme te behemi pjese e shkeljes se Kushtetutes qe po ben Edi Rama. Ne as duam te pengojme PS qe te hyje ne zgjedhje. Ne duam te pengojme vetem shkeljen e Kushtetutes ne perpjekjen e PS per te bere zgjedhje e vetme dhe vetem per vete. Inkurajojme dialog thelbesor jo per afate e teknikalitete, por per permbajtjen dhe frymen e kushtetutshmerise ne vend. Qeveria teknike eshte e vetmja mundesi qe Edi Rama si shkelesi dhe dhunuesi i shqiptareve te mos vazhdoje te shkele e dhunoje zgjedhjet. Kerkojme Qeveri Teknike, jo qe te perjashtohet ndonje pale, por qe te gjitha palet te behen bashke ne nje marreveshje me rendesi kombetare per te ngritur legjitimitetin dhe kushtetutshmerine e pushteteve dhe institucioneve shqiptare nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here