Kumarxhiu humbet 100 mijë dollarë pasi la shoqëruesen e tij të lëvizte levën e makinerisë

0
179

Një kumarxhi ka humbur 100 mijë dollarë në Jackpot pasi ka lënë shoqëruesen e tij magjepëse që të lëvizte levën e makinerisë, e cila ende nuk i ka dhënë atij asnjë cent.

Jani Flato po luante kazino në Florida, i ka thënë shoqërueses së tij Marina  Navarro që ta lëviste ajo levën për të, në mënyrë që ti sillte fat të mbarë. 66-vjeçari ishte shumë i emocionuar kur fitoi dhe filloi të mbidhte paratë e tij, por nënpunësi i tha se çmimi i takonte Marinës.

Personi i cili tërheq levën e makinerisë, është ai personi fitues i çmimit të madh.”– ka thënë nënpunësi i Seminole, Gary Bitner për WSVN.

Flato pretendon se i ka paguar ai lekët, ndërsa Marina thjesht ka tërhequr levën. “Unë kam luajtur lojra elektronike në të gjithë vendin dhe asnjëherë nuk më ka ndodhur diçka e tillë. Nuk është e drejtë.”– ka thënë ai për Miami Herald.

Dy miqtë janë grindur me njëri-tjetrin pasi kanë fituar çmimin e parë prej 100.000 dollarë. Ndërsa Marina është shprehur se fillimisht kishte ndërmend të ndante çmimin me shokun e saj, por kur ai e kërcënoi ajo kishte ndryshuar mendje. Ky i fundit nuk ka marrë dot as lekët që luajti në kazino.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here