VIDEO/ Sulmi në Stokholm, pamjet rrëqethëse ku njerëzit i shpëtojnë përplasjes së kamionit

0
166

Në sulmin me kamion në Stokholm, ky është momenti rrëqethës kur qytetarët që kishin dalë për të bërë shoping, për pak sa nuk përplasen nga kamioni që po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre.
Për fat të mirë disa prej tyre siç mund të shihet edhe në videon e postuar më poshtë i shpëtojnë vdekjes për një fije floku, pasi arrijnë të futen brenda një butiku. Të kapluar nga frika e paniku, qytetarët fillimisht përplasen për dyert e një dyqani dhe më pas arrijnë të futen brenda dhe të shmangin tragjedinë. Në sulmin në Stokholm kanë humbur jetën pesë persona ndërsa 15 tjerë janë lënduar rëndë, kur një kamion filloi të shkelte këmbësorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here