Tjetër ‘tërmet’, kapen në Përmet, 10 ton kanabis sativa të tharë

0
488
foto ilustruese

Pasi tërmeti lëkundi gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, këtë herë një tjetër ‘tërmet’ pritet të lëkundë mirë qeverinë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se në Përmet kanë gjetur një magazinë ku është gjendur një sasi gjigante kanabis sativa.

“Në një magazinë në Përmet është gjetur një sasi gjigante, dyshohet për rreth 10 ton kanabis sativa e tharë”, thanë  burimet policore.

Kjo pasi është duke u peshuar e gjithë droga e gjetur, por besohet se sasia e drogës shkon në 10 ton. Kjo është sasia më e madhe e drogës e gjetur në një zonë të vetme në Shqipëri.

Ka qenë një aksion i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme që në bashkëpunim me drejtorinë e Antidrogës në Policinë e Shtetit që kanë zbuluar drogën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here