Detaje/ Zbulohet sasia e drogës së sekuestruar në një magazinë në Përmet (FOTO)

0
182

Në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë në Përmet.

 

 

Policia ka zbuluar në një fshat të Përmetit një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Magazina është zbuluar në fshatin Pagri të rrethit Përmet.

Burime nga policia bëjnë me dije për ‘News24” dhe “BalkanWeb” se në magazinë janë sekuestruar rreth 10 ton kanabis. Mësohet se magazina është kontrolluar dhe një muaj më parë dhe ka qenë e boshatisur.

Dyshohet se droga është futur kohët e fundit në magazinë, ndërsa policia ka shoqëruar 3 banorë të fshatit si të dyshuar. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim pronarin e magazinës ku u gjet droga.

Kanabisi mesohet se ishte në proces tharje dhe gati për t’u trafikuar. Në operacion marrin pjesë forcat Antidrogë, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

Operacioni i policisë po vijon ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here