DETAJE/ Sulm në Stokholm, shkon në 5 numri i viktimave (Foto+Video)(VIDEO)

0
243

Një kamion ka hyrë mes turmës së njerëzve në Stokholm të Suedisë, njoftojnë mediat vendase. Kamioni hyri në rrugën Klarabergsgatan, e cila është një ndër më të frekuentuarat nga këmbësorët, ndërsa nga ngjarja njoftohet për 5 te vdekur dhe disa të plagosur.

 

 

Sipas dëshmitarëve janë dëgjuar edhe disa të shtëna me armë zjarri. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.

Kamioni u përplas më një turmë njerëzish që kishin dalë jashtë një qendre tregtare në kryeqytetin suedez. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz që vrapojnë të tmerruar si dhe disa të tjerë të shtrirë në rrugë. Gjithashtu në pamje shihen edhe shenjat e gomave të kamionit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka evakuuar banorët. Ngjarja vjen disa ditë pasi një tjetër sulm i ngjashëm me makinë u krye në Londër. Khalid Masood 52 vjeç u fut me një makinë mes njerëzve duke vrarë 5 të pafajshëm, ndërsa plagosi mbi 50 të tjerë. Ai qëllua për vdekje nga policia, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se ishte konvertuar në fenë islame dhe sulmi konsiderohet si vepër e terroristëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here