Mosha ideale për t’u martuar nëse nuk dëshironi të divorcoheni

0
459

Ekziston ideja se sa më e madhe të jetë mosha kur martohemi, aq më të pakta janë mundësitë për divorc. Por sipas një studimi të kryer nga studiuesi Nicholas H. Wolfinger, sociolog në Universitetin e Jutah, rezulton se pas një moshe të caktuar, rreziku për divorc rritet kur edhe mosha në të cilën ju lidhni kurorë rritet gjithashtu.

Siç shihet nga grafiku risku i divorcit është tepër i lartë nëse martoheni përpara moshës 20 vjeçare, ndërsa vjen duke u rënë dhe pikën më të ulët e ka në fund të njëzetave dhe fillim të viteve tridhjetave, ndërsa menjëherë pas moshës 30 vjeçare grafiku nis të rritet sërish. Studimi është bazuar statistikat e “Anketës Kombëtare e Rritjes Familjare”.

Risku i lartë te martesat që kryen përpara moshës 20 vjeçare ka kuptimin e saj. Gjatë adoleshencës apo në fillim të njëzetave ju jeni ende duke kërkuar të zbuloni pjesë të karakterit tuaj dhe asaj çfarë kërkoni në jetë. Ai person që ndoshta kur keni qenë 19 vjeç ishte perfekt për ju, rezulton se nuk ëhtë i tillë në moshën 30 vjeçare.

Po për çiftet në moshë më të madhe? Ndoshta shumë persona që e shtyjnë martesën pas moshës 30 vjeçare, nuk e bëjnë këtë për shkak të karrierës apo se nuk kanë gjetur personin e duhur, thjesht ata nuk janë tipa që mund të qëndrojnë në një lidhje martesore dhe kjo ndikon në rritjen e riskut për divorc.

Gjithsesi, në bazë të statistikave martesat mbi moshën 35 vjeçare nuk janë më të rrezikuarat pasi risku për divorc është 19%, krahasuar me 20% për martesat që kryhen në moshën 20-24 vjeç dhe 32% për ata që martohen më të vegjël se 20 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here