Fati i koalicionit, Meta dërgon ministrin Vasili në zyrën e Ramës

0
296

Siç duket kjo do të jetë një ditë takimish dhe ecejakesh mes dy aletëve të koalicionit të majtë.

Pasi Rama dhe Meta u takuan në mëngjes, kryetari i LSI-së ka thirrur në zyrë ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, të cilit duket se i është dhënë një “porosi”.

Kjo pasi ai ka shkuar në këto momente në zyrën e kryeministrit Rama, për t’i dhënë ndoshta lajmin e shumëpritur.

Mësohet se në takim me Ramën në këto momente ndodhet kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Erion Velaj dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërsa askush nuk e di se çfarë “porosie” ka çuar ai tek Rama, të gjithë presin me padurim të mësojnë fatin e koalicionit, që siç tha pak më parë ministri i LSI-së, Edmond Panariti ka gjasa të ketë rinovim kontrate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here