Zhvillimet e fundit/ Rama fton Bashën në dialog: Cakto orën dhe vendin

0
274

Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për dialog me Partinë Demkratike, madje e fton kreun e opozitës Lulzim Basha që ta caktojë ai vetë vendin e orën.

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo dhe kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shprehet kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e së martës krerët e partive të opozitës konfirmuan vendimin se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike e cila do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Më herët, koalicioni opozitar rikonfirmoi gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike. Opozita ftoi Kryeministrin Rama të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë, sipas tyre, interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here