Përfundon takimi i Bashës me aleatët: Ja vednimi pas deklaratës së Metës

0
920

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lënë çadrën e protestës për t’iu drejtuar selisë blu. Pasditen e sotme, rreth orës 17:00, Basha mblodhi në selinë blu aleatët e PD, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

 

 

Në mbledhje me Bashën, merrnin pjesë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Kreshnik Spahiu, Dashamir Shehi dhe Vangjel dule.

Pasi kanë diskutuar propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i LSI, Ilir Meta, për një qeveri besimi, koalicioni opozitar ka përshëndetur qëndrimin e tij për zgjidhjen e krizes, si dhe ka vendosur t’i qëndrojë idesë për qeveri teknike.

“Koalicioni Opozitar konfirmoi sot se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike, që do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Duke përshendetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij.
Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet”, thuhet në deklaratën pas mbledhjes së Bashës me aleatët.

Ditën e djeshme, kreu i LSI, Ilir Meta, pas mbledhjes së Kongresit të partisë që ai drejton bëri apel për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën në vend.

Ndonëse kreu i LSI theksoi se nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën, kryeministri Rama ditën e sotme tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here