A ka dështuar reforma në polici? Punonjësit 1 vit pa marrë orët shtesë të punës dhe orët e natës

0
79
Ndonëse kanë kaluar tre muaj nga viti që lamë pas, pjesa më e madhe e efektivëve të policisë së Tiranës nuk kanë marrë ende paratë që u takojnë për orët shtesë apo ato suplementare.

E ndërsa një pjesë e mirë e tyre në kryeqytet kanë mundur të marrin paratë muajt e parë të vitit të shkuar, efektivët e policive në rrethe kanë qenë të “penalizuar” për disa vite me radhë.

Burime të besuara të “GSH” bënë dje me dije se uniformat blu të Tiranës nuk janë likuiduar ende me shumën e parave që u takon secilit për orët shtesë që kanë kryer jashtë orarit zyrtar.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se një pjesë e mirë e tyre nëpër komisariate kanë marrë para vetëm në muajt e parë të 2016-ës, ndërsa të penalizuarit kanë qenë punonjësit e policisë jashtë Tiranës.

Këta të fundit kanë të paktën 4 vite që nuk paguhen për orët suplementare. “Ende nuk kemi marrë pagesën për orët që kemi kryer jashtë orarit zyrtar në 2016-ën. Kurse një pjesë e efektivëve nëpër komisariate në Tiranë janë paguar në muajt e parë të vitit të shkuar”, thanë burimet.

Ndërkaq, në dhjetor të vitit të shkuar, burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë për “GSH” se deri në ditën e fundit të 2016-ës do të përfundonin pagesat për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kishin ende para pa marrë për sa u përket orëve shtesë, për orët suplementare, orët e natës, dietat, apo edhe për orët kur kanë qenë në stadium gjatë ndeshjeve të futbollit.

“Deri në datën e fundit të dhjetorit do të jenë likuiduar të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit dhe shumat e parave që ata kishin pa marrë do të kalojnë në llogaritë e tyre bankare”, thanë më datë 29 dhjetor të 2016-ës burimet për “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkaq, “GSH” ka biseduar me disa punonjës të policisë në kryeqytet e në rrethe, ku kryefjala e tyre ka qenë: “Jemi mësuar tashmë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here