“Peshku qelbet nga koka”/ Deputeti i PD “analizon” darkën Rama-Meta: I gjati ngeli si pemë, kurse i shkurtri…

0
639

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ironizuar darken me peshk mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të cilët u takuan për “fatin” e koalicionit mbrëmë deri pas mesnate, ndonëse ende nuk është marrë vesh lajmi i shumëpritur.

 

 

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi tregon historinë e një xhaje dhe dy shitësve të peshkut, ku mes të tjerash thuhet se “peshku qelbet nga koka”. Deputeti lë të kuptohet se “i gjati” dhe “i shkurtri” merren vesh mirë me njëri-tjetrin, pasi i lidh tregtia e peshkut.

“Osht qelb ka hone!

Te markata e peshkut ishin dy tipa, njeri i gjate dhe tjetri i shkurter qe po shisnin peshk me tezge. Afrohet nje burre i vjeter dhe i pyet:

– I fresket eshte ky peshku, mer çuna?

– Pooo, shume i fresket, sapo eshte kap. – i thone keta te dy.

– A ta shoh pak? – pyet i moshuari dhe mori nje peshk, e pa me kujdes, i mori ere tek bishti dhe rrudhi fytyren.

Tipi i gjate nuk e mbajti gjuhen dhe i tha:

– Eh mer xhaje, s’merrke ere fare nga peshku! Si te mbaka plaka te shpia?! Po pse re, te bishti shihet peshku a eshte i fresket apo jo?! Te koka re, aty qelbet peshku, po ku mer vesh ti! Leje plaken t’boj pazar me mire.

I moshuari e pa nje here nga poshte lart, se helbete ishte zullap i gjate, i hodhi nje sy edhe shokut te tij te shkurter e ia priti:

– Te keqen xhaja qeke hazer xhevap. Ke te drejte, peshku qelbet nga koka, po me ka mesu baba se kur mban ere bishti, koka osht qelb ka hone (me kohe). Ky mbaka ere mer xhaje e te qelbka qysh n’bisht.

I gjati ngeli si peme, kurse i shkurtri qeshi pak por e mbylli gojen se bashke po e shisnin peshkun”, shkruan Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here