Telefonuesi kërcënon live: Do vras veten. Një mesazh Donald Lu-së për Xhafajn dhe të tjerët

1
910

Në telefonatat e përditshme të kësaj të diele në News 24 një qytetar është shprehur mjaft i revoltuar këtë mëngjes, ndërsa ka kërcënuar se do të vrasë veten, duke qenë i lodhur e duke i ardhur në majë të hundës nga kjo klasë politike në vendin tonë.

Ndër të tjera zotëria i bën apel Donald Lu-së, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, që të largojë këta politikanë që drejtojnë vendin tonë, pasi nuk janë për asnjë gjë, por vetëm për xhepat e tyre.

Do vrasim veten, do mbysim veten, do helmojmë veten. Këtu nuk jetohet. Ai Xhafa s’ka për të bërë asnjë gjë. Ç’po bëhet këtu që babai vret djalin, djali vret babain? Çfarë ligjesh po bëjnë këta? Çfarë reformash? I bëj thirrje ambasadorit Lu, ju lutem na i hiqni qafe majtas-djathtas politikanët. Këta janë të pafytyrë, janë hajdutë”, – ka thënë plotë revoltë zotëria

Një tjetër zonjë që telefonoi në emision kërkoi sikurse zotëria parafolës largimin e klasës politike të vjetër.

Të ikë kjo klasë politike se boll na lodhën. E shkatërruan këtë vend. Të ikë një orë e më parë”,  -tha zonja.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here