Panariti me fermerët e Starovës: Moratorium fiskal për bujqësinë, vetëm kështu merrni frymë lirshëm

0
145

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,Edmond Panariti zhvilloi sot takime me strukturat e LSI në qytetin e Pogradecit, ku u njoh me punën e përditshme që bëjnë në terren dhe rezultatet e pritshme në zgjedhjet e 18 qershorit, i cili pritet të dyfishohet për LSI në këtë rreth.
Më pas, Z.Panariti zhvilloi një takim të zgjeruar me fermerët e Njësisë Administrative Starovë. Gjatë fjalës së tij, Panariti tha se qëllimi i tij, i LSI dhe veçanërisht i kryetarit Meta, është zhvillimi i bujqësisë, shumëfishimi i grandeve dhe i investimeve në këtë sektor.
“Ne do të jemi pranë fermerit çdo ditë. E kam thënë disa herë që kam qenë i pakënaqur me buxhetin për bujqësinë, pasi zhvillimi i vendit kalon padyshim nga rritja e bujqësisë. Është një merak i imi personal, është programi i LSI dhe meraku i vetë kryetarit Meta, që të zhvillojmë bujqësinë. Në programin tonë për bujqësinë, është që t’i japim të paktën 100 milionë euro në vit. Me 12 milionë euro në vit që ka aktualisht, ky sektor nuk rritet”, tha Panariti, duke theksuar se, “do të aplikojmë taksa dhe tvsh zero për bujqësinë dhe fermerin”.
Ndër të tjera, Ministri i Bujqësisë shtoi se, kanalet kulluese e vaditëse do të marrin investime që nuk janë parë ndonjëherë, ndryshe nga ç’morën këto vite. Sipas tij, bujqësia jonë do të zhvillohet në mënyrë të mençur, ndërkohë që do të ketë mbështetjen tonë maksimale.
“Ka sektorë të tjerë që presin, siç është Invovacioni apo teknologjia, që kanë marrë buxhete të papara. Ato presin, por bujqësia nuk pret dhe ne tek ju do të fokusohemi. Më tej, Ministri shtoi se, ne do të forcojmë dhe strukturat e këshillimit për fermerët e blegtorët, pasi vetëm kështu investimet bëhen të zgjuara.

I pyetur në Starovë nga gazetarët për zhvillimet e fundit politike dhe deklaratën e Zv.Kryeministrit Peleshi, Panariti deklaroi se, qëllimi i ardhjes së tij në këtë zonë nuk është koalicioni qeveritar, por për t’ju gjendur pranë fermerëve.
“Sa here vij në këto zona, më bëni thuajse të njëjtat pyetje. Qëllimi i vizitës time është që të jem pranë fermerëve dhe t’i ndihmojmë ata, në këtë stinë të mbjellash.
Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përsëris veten dhe atë që është qëllimi i LSI: Njerëzit kanë nevojë për të qenë afër tyre, t’i ndihmojmë e mbështesim. Qellimi ynë, qëllimi i LSI është t’i ndihmojmë të mbyllin punët e pranverës. Unë, deputeti Kapurani që kam në krah, këtu në Qarkun e Korçës, por edhe në të gjithë Shqipërinë, jam e do të jem pranë fermerëve në këtë stinë mjaft të rëndësishme për ata”, theksoi Ministri Panariti.
Në lidhje me të ashtuquajturën “marrëveshja politike e 1 prillit”, insistimit të gazetarëve për vazhdimësinë e koalicionit, për deklaratat e ish-ministrit Saimir Tahiri se, LSI po i shkel syrin PD-së, Panariti theksoi: “Mendoj se duhet të pyesni më mirë njerëzit, fermerët që kanë ardhur për këtë takim, apo qytetarët e thjeshtë. Aty do gjeni përgjigjet reale. Qytetarët kanë nevojë për paqe dhe kohezion social, për qetësi, stabilitet politik dhe mbështetjen tonë. Kjo është më e rëndësishmja për ata.
“Megjithatë, në lidhje me pyetjen tuaj për zgjidhjen e ngërçit të krijuar, mendoj se palët do të ulen dhe do të gjejnë dialogun. Pozicionet ultimative nuk e zgjidhin ngërcin dhe situatën politike ku ndodhemi. Një ngërç dhe situatë e tillë i kushton vendin dhe popullit. Zgjidhja është kompromisi dhe dialogu. Duhet gjetur një zgjidhje me anë të dialogut mes të gjitha forcave politike. Një zgjidhje ku askush nuk duhet të ndihet si triumfator. Kjo është zgjidhja”, tha Ministri Panariti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here