Mbaron afati/ Haxhinasto flet për koalicionin PS-LSI

0
512

Pakti 4-vjeçar për bashkëqeverisjen me socialistët përfundon sot, por nga LSI ende nuk është marrë një vendim për rinovimin, ose jo të tij.

“Të jeni të bindur që në momentin që do të merret një vendim për këtë çështje do e merrni vesh. E rëndësishme është që koalicionet të jenë funksionale, serioze. Marrëveshjet të bëhen të elaboruara, të detajuara në mënyrë që secila nga palët të ketë shumë mirë të përcaktuara cilat janë përgjegjësitë e përbashkëta dhe sigurisht, kjo do të jetë e rëndësishme edhe në momentin e llogaridhënies”, deklaroi nga Prrenjasi, Edmond Haxhinasto.

Ai thotë se koalicioni ka arritur të realizojë gjëra pozitive, por shton se ka aspekte të rëndësishme që mund dhe duhet të ishin bërë ndryshe e një nga këto aspekte, për LSI-në është edhe arsimi.

“Kjo nuk është një çështje politike, kjo është çështje e përqasjes që ne kemi për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse projektojmë një zhvillim më të shpejtë të Shqipërisë, nëse projektojmë një zhvillim me ritme më të larta të ekonomisë, nëse projektojmë një Shqipëri europiane, edhe sistemi arsimor duhet t’i përgjigjet në mënyrën më efikase këtyre sfidave. Mendoj se ka shumë për të bërë. Edhe kryetari i LSI-së u shpreh qartë për vizionin që ka LSI për ato gjëra që duhen bërë në arsim, në mënyrë që brezi i ri të jetë në lartësinë e sfidave për t’u integruar në mënyrën më dinjitoze në BE”, shton ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here