E zhveshin dhe e torturojnë pasi “ecte çuditshëm”

0
241

Një burrë është zhveshur lakuriq e më pas është lidhur e torturuar nga një bandë “vigjilentësh” , sepse ata mendonin se ai po ecte në mënyrë të dyshimtë, thotë policia.

Vigjilentët që kujdesen për parandalimin e përdhunimeve dyshuan te 47-vjeçari pasi panë mënyrën e tij të ecjes.

Personi i quajtur Salam Sulaiman, i lidhur në një shtyllë elektriciteti, u torturua për orë të tëra.

Agresorët e lanë të gjakosur dhe policia konfirmon që ka nisur një hetim për të zbuluar çfarë ka ndodhur. 47-vjeçari vuajti dëmtime serioze dhe humbi edhe 3 dhëmbë.

Pasi e çuan në spital për ndihmën e parë, ai deklaroi se banda që e sulmoi përbëhej nga 5 anëtarë, të cilët bënë edhe foto e video gjatë sulmit ndaj tij dhe e shpërndanë në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Indisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here